Mbyllet me barazim ndeshja Gjilani – Ballkani, suharekasit mbesin lider i Superligës

Mbyllet me barazim ndeshja Gjilani – Ballkani, suharekasit mbesin lider i Superligës

Ka përfunduar pa fitues derbi i Superligës së Kosovës të javës së 21-të mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Në kuadër të kësaj jave skuadra suharekase ka barazuar 1-1 në udhëtim te Gjilani.

Gjatë pjesës së parë, pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, asnjëra nuk ia doli të shënojë gol.

Fillimisht Mevlan Zeka për mysafirët në minutën e 76-të, ndërsa vetëm pas dy minutave rezultatin e barazoi Darko Nikac.

Me këtë barazim, Ballkani qëndron në krye me 45 pikë, derisa Gjilani në pozitën e katërt me 31 sosh.

RAPORTO