Sukseset e yjeve kosovarë nuk kanë të ndalur si nga Vedat Muriqi, Edon Zhegrova e shumë të tjerë, tani edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me ekipin e tij Verona.

Sipas disa statistikave, doli që Amir Rrahmani të jetë i zgjedhur në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të javës së pestë në Serie A, po ashtu në formacionin e javës në Serie A janë përfshirë edhe A. Gomez, A. Belotti, F. Chiesa, M.d.Roon, M. Veloso, R. Freuler, Dalbert, S. de Vrij, A. Rrahmani, A. Izzo, R. Olsen.

Ndërsa nëse ndalemi tek notat, ylli kosovar, Amir Rrahmani ka marrur notën 7.7, ku edhe ka ndihmuar skuadrën e tij që të marrrë një pikë ndaj klubit të Udineses me të cilën barazoi me rezultat 0:0.