Mbrojtësi i njohur largohet nga FC Ballkani

08.06.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të tentoj që edhe sezonin e ardhshëm të luftoj për titullin kampion të Superligës së Kosovës. Ballkani tashmë ka mbetur pa njërin nga mbrojtësit e krahut të saj që e kishte transferuar në muajin janar. Tashmë Arbër Shala nuk do jetë pjesë e klubit suharekas, këtë e ka konfirmuar […]

Mbrojtësi i njohur largohet nga FC Ballkani Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të tentoj që edhe sezonin e ardhshëm të luftoj për titullin kampion të Superligës së Kosovës.

Ballkani tashmë ka mbetur pa njërin nga mbrojtësit e krahut të saj që e kishte transferuar në muajin janar.

Tashmë Arbër Shala nuk do jetë pjesë e klubit suharekas, këtë e ka konfirmuar vet Shala përmes një video të postuar në rrjete sociale me mbishkrimin “Faleminderit. Suksese FC Ballkani”.

Kujtojmë se Shala ishte transferuar nga Renova te Ballkani.