Mbrojtësi i Chelseas nis kontaktet me Alaban

18.02.2021

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger, raportohet se tashmë ka filluar kontaktet me David Alaban për transferimin e mundshëm të tij gjatë verës. Mbrojtësit austriak i skadon kontrata e tij me Bayern Munichin më 30 qershor, teksa ditë më parë ka njoftuar se do largohet nga ‘Allianz Arena’ në fundin e këtij sezoni. Kjo do të […]

Mbrojtësi i Chelseas nis kontaktet me Alaban Foto: Ilustrim

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger, raportohet se tashmë ka filluar kontaktet me David Alaban për transferimin e mundshëm të tij gjatë verës.

Mbrojtësit austriak i skadon kontrata e tij me Bayern Munichin më 30 qershor, teksa ditë më parë ka njoftuar se do largohet nga ‘Allianz Arena’ në fundin e këtij sezoni.

Kjo do të thotë se ai është i lirë të bisedojë me klubet tjera dhe gjithashtu klubi i tij i ardhshëm nuk do paguajë asgjë për transferimin e tij.

Real Madridi shihet si favoriti kryesor për transferimin e 28 vjeçarit. Por, i lidhur me një transferim të tij mbetet edhe Chelsea.

Dje, ishte Antonio Rudiger që në një bisedë me gazetarin gjerman, Christian Falk, u pyet nëse klubi londinez do transferojë njërin nga David Alaba, Jerome Boateng apo Niklas Sule.

Mbrojtësi i skuadrës nga Londra u përgjigj: “Nëse Chelsea vendos në njërin prej këtyre treve, unë do të jem i gatshëm që t’iu përgjigjem. I njoh Jerome dhe Niklas shumë mirë dhe gjithashtu kam kontakte me David Alaban”.

Nga mediat angleze tashmë raportohet se Rudiger ka filluar kontaktet me Alaban dhe mbetet të shihet nëse një lëvizje e tillë do ndodhë gjatë verës.