Mbrojtësi fantastik i FC Ballkanit, Ramiz Bytyqi, ftohet në kombëtaren e Kosovës U21

08.11.2020

Kosovës U21 i’u bashkua në grumbullime dhe një tjetër futbollist nga Superliga e Kosovës, përkatësisht nga klubi i Ballkanit. Fjala është për Ramiz Bytyqin, mbrojtësin fantastik të skuadrës nga Suhareka. Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi e ka ftuar në grumbullim për ndeshjet e nëntorit edhe Bytyqin. Për këtë ftesë 21 vjeçari nga […]

Mbrojtësi fantastik i FC Ballkanit, Ramiz Bytyqi, ftohet në kombëtaren e Kosovës U21 Foto: Ilustrim

Kosovës U21 i’u bashkua në grumbullime dhe një tjetër futbollist nga Superliga e Kosovës, përkatësisht nga klubi i Ballkanit.

Fjala është për Ramiz Bytyqin, mbrojtësin fantastik të skuadrës nga Suhareka.

Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi e ka ftuar në grumbullim për ndeshjet e nëntorit edhe Bytyqin.

Për këtë ftesë 21 vjeçari nga Peqani i Suharekës ka thënë se po ndihet i lumturë dhe se është nder dhe krenari me perfaqësu Kosovën.

“Ndjenjë e veçantë, është ëndërra e fëmijërisë përfaqësimi i Kombëtares dhe vërtetë e kam pritur ftesën me shumë fanatizëm. Nuk ka ndjenjë ma të mirë se me përfaqësu vendin tënd dhe ta djersitësh fanellën e Kosovës, është vërtetë privilegj”,ka thënë Bytyqi.