Kylian Mbappe mund të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Media prestigjioze e futbollit europian, “L’Equipe”, raporton së fundmi se 21-vjeçari po merr në konsideratë mundësinë për të rinovuar kontratën me kampionët e saposhpallur të Francës.

Mësohet se Mbappe do të përfitojë një rrogë të barabartë me yllin tjetër të skuadrës pariziene, Neymar.

3 tituj kampionë radhazi me PSG-në po e kënaqin pa masë Mbappenë, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Real Madridi, raporton Insporti

Tashmë spanjollët duhet të shpejtojnë hapat për të siguruar superyllin francez për sezonin e ardhshëm.