Mbappe ka të caktuar edhe numrin e fanellës, te Reali janë të bindur se do të nënshkruajnë

03.11.2023

Kylian Mbappe pritet që edhe verën e ardhshme të jetë në qendër të vëmendjes. Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi, shkruan Gazeta Express. Mbappe ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri në fund të këtij sezoni. Kësisoj, ai mund të largohet gjatë verës nga “Parc des […]

Mbappe ka të caktuar edhe numrin e fanellës, te Reali janë të bindur se do të nënshkruajnë Foto: Ilustrim

Kylian Mbappe pritet që edhe verën e ardhshme të jetë në qendër të vëmendjes.

Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi, shkruan Gazeta Express.

Mbappe ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri në fund të këtij sezoni. Kësisoj, ai mund të largohet gjatë verës nga “Parc des Princes” si futbollist i lirë.

Te Real Madridi raportohet se besojnë që do të mbyllin nënshkrimin me ish-sulmuesin e Monacos vitin e ardhshëm.

Madje, “El Chiringuito” duke u bazuar te Francisco Buyo, i afërt me presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, raportoi se 24-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 10 sezonin e ardhshëm.

Kjo do të thotë se bartësi aktual i këtij numri, Luka Modric, nuk është në planet e “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm. Kroati edhe në sezonin aktual nuk po ka minuta në lojë, siç kishte më herët.

Fakti që Vinicius Junior vesh numrin e zakonshëm “7” të Mbappes, mund të jetë gjithashtu një faktor, që sulmuesi nga Franca të merr numrin 10.