“Mbappe ka njoftuar zyrtarisht PSG-në se dëshiron të transferohet në Real Madrid”

09.04.2021

22 vjeçari francez, Kylian është duke kaluar në një super-formë tek Paris Saint-Germain. Mbappe deri më tani në futbollin profesionist ka zhvilluar rreth 222 ndeshje, kështu duke shënuar 149 gola me klube dhe rreth 42 ndeshje të zhvilluara me Francënj prej tyre 16 gola. Mbappe është duke u vlerësuar si pasardhësi i Cristiano Ronaldos në […]

“Mbappe ka njoftuar zyrtarisht PSG-në se dëshiron të transferohet në Real Madrid” Foto: Ilustrim

22 vjeçari francez, Kylian është duke kaluar në një super-formë tek Paris Saint-Germain.

Mbappe deri më tani në futbollin profesionist ka zhvilluar rreth 222 ndeshje, kështu duke shënuar 149 gola me klube dhe rreth 42 ndeshje të zhvilluara me Francënj prej tyre 16 gola.

Mbappe është duke u vlerësuar si pasardhësi i Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

Po ashtu francezi 22 vjeçar që një kohë është dëshira e presidentit të klubit, Florentino Perezit.

Pas Josep Pedrerol, që tha në El Chiringuito se “Mbappe do të luajë në Madrid sezonin tjetër”, edhe gazetari tjetër spanjoll i “Deportes Cuatro”, Manu Carreño, ka informacione për të ardhmen e francezit.

Manu thotë se “Mbappe tashmë zyrtarisht e ka njoftuar PSG-në se nuk dëshiron të rinovojë kontratën dhe se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës”.

Mbappe tash e disa muaj është duke menduar për të ardhmen dhe përgjigjja e tij e vazhdueshme ka qenë gjithmonë; “Nuk e di, nuk e di“.

Siç duket Mbappe tanimë ka vendosur që t’i jap fund aventurës me PSG-në, kështu duke dëshiruar që të vazhdojë karrierën në një klub tjetër.