Mbappe gjithnjë e më pranë Realit, PSG gati sulmin për Ronaldon

22.07.2021

Ka disa kohë që përmendet e ardhmja e Kylian Mbappe tek Paris Saint-Germain (PSG), ku raportohet se ai dëshiron të largohet nga klubi francez dhe ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër. Megjithatë, Mbappe ende mbetet në klubin aktual te PSG, ku do të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës para takimit […]

Mbappe gjithnjë e më pranë Realit, PSG gati sulmin për Ronaldon Foto: Ilustrim

Ka disa kohë që përmendet e ardhmja e Kylian Mbappe tek Paris Saint-Germain (PSG), ku raportohet se ai dëshiron të largohet nga klubi francez dhe ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Megjithatë, Mbappe ende mbetet në klubin aktual te PSG, ku do të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës para takimit me drejtuesit e ekipit për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.

Kontrata e sulmuesit francez skadon në qershor të vitit 2022, por ai ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk dëshiron të qëndrojë në PSG dhe vazhdimisht po bën presion për t’u shitur.

Mbappe është duke mbajtur shpresa se drejtuesit do të dorëzohen për të shmangur humbjen e tij falas pas një viti.

Për të nuk ka më kthim mbrapa, francezi tashmë thuhet se ka një marrëveshje me Real Madridin dhe shpreson të jetë nën urdhrat e trajnerit Ancelotti.

Parizienët, në pritje të largimit të mundshëm të “xhevahirit” të tyre të ri, po studiojnë gjithnjë e më shumë terrenin për të afruar Cristiano Ronaldon, i cili është ende i lidhur në kontratë me Juventusin.

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain është shumë aktive në këtë merkato të verës, ku mund të bëjë një goditje tejet të madhe, duke transferuar Paul Pogban.

Por drejtuesit parizienë janë të vetëdijshëm për faktin se, herët a vonë, do të detyrohen të arkëtojnë të paktën 150 milionë në mënyrë që të mos pësojë sanksione lidhur me “Fair Play Financiar”.  

Zgjidhja e vetme duket të jetë ajo e largimit drejt Madridit e sulmuesit të ri, për të provuar më pas afrimin e Cristiano Ronaldos në Francë, duke përdorur Mauro Icardin për këmbimin me portugezin e Juventusin.