Mbahet Kampionati i Kosovës për Senior dhe Veteran, Klubi Atletikë “Theranda” arriti këto rezultate

16.09.2019

Federata Atletike e Kosovës për dy ditë me radhë ka organizuar Kampionatin e Kosovës për Senior-e në Mitrovicë më 14/15.09.2019. Gjatë këtyre dy ditëve Atletët tanë kanë garuar në 14 disiplina të ndryshme në të dy gjinitë ku kanë marrur pjesë mbi 200 garues. Po ashtu gjatë këtyre dy dite Federata Atletike e Kosovës për […]

Mbahet Kampionati  i Kosovës për Senior dhe Veteran, Klubi Atletikë “Theranda” arriti këto rezultate Foto: Ilustrim

Federata Atletike e Kosovës për dy ditë me radhë ka organizuar Kampionatin e Kosovës për Senior-e në Mitrovicë më 14/15.09.2019.

Gjatë këtyre dy ditëve Atletët tanë kanë garuar në 14 disiplina të ndryshme në të dy gjinitë ku kanë marrur pjesë mbi 200 garues.

Po ashtu gjatë këtyre dy dite Federata Atletike e Kosovës për herë të parë ka organizuar edhe Kampionatin për Veteran-e në të gjitha grup moshat sipas rregullores së garave për veteran.

Në këto dy kampionate kanë marrur pjesë edhe Klubi Atletikë “Theranda”, ku kanë arritur rezultate të mira në garat e dy kampionatëve.

Klubi Atletikë “Theranda” arriti këto rezultate:
Artida Sopaj në diciplinat(Disk, Trehapsh, Kercim së gjati) u stolis me medalje të Argjentë;
Ndërsa në diciplinën e hudhjes së Gjylës u stolis me medalje të Bronztë;

Veteranët e Atletikës Therandase arritën këto rezultate:
Banush Daka në diciplinat (Gjyle, Shtizë, Disk, Trehapsh) u stolis me medalje të Arta;
Elmi Gegaj në diciplinat (Vrapim 3000m si dhe 5000m) u stolis me medalje të Arta.