Mauro Icardi në merkato, një tjetër klub italian në garë për sulmuesin argjentinas

Mauro Icardi është kthyer sërish në qendër të merkatos. Sulmuesi argjentinas ka humbur vendin e titullarit te PSG-ja e me shumë mundësi klubi francez nuk do të shfrytëojë të drejtën të blerjes.

Pas Juventusit, tashmë në garë është futur edhe Napoli që e kërkon në ekip për sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga Gatusso e kërkoi edhe në fillim në merkaton e verës, por Interi e huazoi te PSG-ja.

Skudra franceze ka të drejtën e blerjes për 75 milionë euro dhe kjo është shifra që zikaltërit kërkojnë për kartonin e tij. Në verë “telenovela” Icardi pritet të kthehet sërish në qendër të vëmendjes dhe shumë skuadra janë vënë pasi tij.

RAPORTO