Masat e reja, lejohet 30 për qind të tifozëve në stadiume

15.07.2021

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe janë miratuar masat e reja kundër COVID-19. Sipas masave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se tashmë lejohet që në ambientet e hapura (stadiume) të shtohet kapaciteti i tifozëve. Deri më sot ishte 15 për […]

Masat e reja, lejohet 30 për qind të tifozëve në stadiume Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe janë miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Sipas masave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se tashmë lejohet që në ambientet e hapura (stadiume) të shtohet kapaciteti i tifozëve.

Deri më sot ishte 15 për qind, derisa me masat e reja do të lejohen 30 për qind e kapacitetit të stadiumit të mbushet me tifozë.

Kësisoj që nga sot, kur Llapi luan me Shkupin do të ketë të drejtë të mbushet 30 për qind e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Ndërkohë sa i përket ambienteve të mbyllura, do të lejohen vetëm 15 për qind e kapacitetit.

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës futen në fuqi ditën e djeshme (14 korrik, 2021).