Masat anti-COVID, FC Ballkani njofton se asnjë person nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë

10.09.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ulpianës në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Për shkak të masave anti-COVID, numri i shikuesve në stadium është i limituar dhe shumë strikt. Prandaj si shkak i këtyre masave, Ballkani ka njoftuar se asnjë person nuk lejohet […]

Masat anti-COVID, FC Ballkani njofton se asnjë person nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ulpianës në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

Për shkak të masave anti-COVID, numri i shikuesve në stadium është i limituar dhe shumë strikt.

Prandaj si shkak i këtyre masave, Ballkani ka njoftuar se asnjë person nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë, pasi që i duhet numri serik i biletave.

Po ashtu, klubi suharekas ka njoftuar se shikuesit duhet ta ruajnë biletën edhe për pjesën e dytë, për ndryshe nuk mund të ju lejojnë hyrjen.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifozë

Për shkak të masave anti-COVID numri i shikuesve në stadium është i limituar dhe shumë strikt.

Andaj asnjë person nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë, pasi na duhet numri serik i biletave.

Biletën duhet ta ruani edhe për pjesën e dytë, për ndryshe nuk mund të ju lejojmë hyrjen.

Na priftë e mbara