Marrëveshja e Shoqatës së Klubeve Evropiane me UEFA-n, ja si mund të vendoset fati i kampionateve

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Shoqata e Klubeve Evropiane ka arritur marrëveshje me UEFA-n për përfundimin e këtij edicioni në muajin gusht.

Sipas akordit, ligat nacionale evropiane do të përfundojnë para garave të UEFA-s, përcjellë “Olle”.

Takimet do të luhen pa shikues, ndërsa edhe ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, mund të luhen në terren neutral.

Po ashtu opsion është edhe zhvillimi i vetëm një ndeshje kualifikuese për garat ndërkombëtare, e jo dy sic është tani.

Nëse plani për përfundimin e këtij edicioni në fillim të gushtit realizohet, atëherë sezoni tjetër do të fillonte në shtator.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojë situate me pandeminë koronavirus.

RAPORTO