Marcelo arrin marrëveshje me Juventusin

08.03.2019

Real Madridit janë duke ju larguar pothuajse të gjithë yjet e klubit, ku së fundmi siç duket do të largohet edhe braziliani, Marcelo. Pas Cristiano Ronaldos që tashmë ka të veshur fanellën e Zonjës së Vjetër, nga sezoni i ri atë pritet që mbi supe ta ketë edhe mbrojtësi Marcelo, transmeton Klan Kosova. AS raporton […]

Marcelo arrin marrëveshje me Juventusin Foto: Ilustrim

Real Madridit janë duke ju larguar pothuajse të gjithë yjet e klubit, ku së fundmi siç duket do të largohet edhe braziliani, Marcelo.

Pas Cristiano Ronaldos që tashmë ka të veshur fanellën e Zonjës së Vjetër, nga sezoni i ri atë pritet që mbi supe ta ketë edhe mbrojtësi Marcelo, transmeton Klan Kosova.

AS raporton se braziliani ka arritur marrëveshje që të bashkohet me kampionin e Serie A.

Mbrojtësi i majtë ka qenë i lidhur gjatë me kalimin me Bianconeri por që tash duket se ka vendosur që 12 muaj pas Cristiano Roanldos të kompletojë bashkimin me skuadrën nga Torino.