Manchester United synon sulmuesin e Inter

02.04.2019

Mauro Icardi vijon të krijojë debat e diskutime, pavarësisht se prej më shumë se një muaji nuk zbret në fushë me Inter. Problemet mes argjentinasit dhe klubit zikaltër duket se nuk do të zgjidhen kurrë dhe nga Anglia mbërrijnë zëra merkato mbi të ardhmen e sulmuesit. Sipas raportimeve të “The Sun”, ish-kapiteni i Inter ka […]

Manchester United synon sulmuesin e Inter Foto: Ilustrim

Mauro Icardi vijon të krijojë debat e diskutime, pavarësisht se prej më shumë se një muaji nuk zbret në fushë me Inter.

Problemet mes argjentinasit dhe klubit zikaltër duket se nuk do të zgjidhen kurrë dhe nga Anglia mbërrijnë zëra merkato mbi të ardhmen e sulmuesit.

Sipas raportimeve të “The Sun”, ish-kapiteni i Inter ka përfunduar në objektivin e disa klubeve të Premier League, mes të cilëve edhe Manchester United dhe Chelsea.

Ndërkohë që për Blutë është gati një mision i pamundur për shkak të bllokimit të merkatos, “Djajtë e Kuq” nuk do të kishin asnjë problem të bënin një ofertë në adresë të klubit zikaltër.

Për të mbërritur te Mauro Icardi, sipas tabloidit britanik, Manchester United mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga Romelu Lukaku ose Marcus Rashford, në mënyrë që të ketë hapësirë për sulmuesin argjentinas. 

“The Sun” bën me dije se në javët e ardhshme mund të vihen në lëvizje edhe klube të tjerë dhe se janë të shumta skuadrat e gatshme që të bëjnë një investim të rëndësishëm për të arritur te blerja e Icardit, raporton “TeleSport”.