Manchester United rivalizon Atleticon për Silvan

17.02.2021

Manchester United është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Andrea Silva. Silva është duke shkëlqyer këtë edicion duke shënuar me së shumti gola në pesë ligat evropiane pas Robert Lewandowskit. Sipas Sky Germany, “Djajtë e Kuq” e shohin portugezin si opsion mjaftë real për ta transferuar në verë. Mirëpo, […]

Manchester United rivalizon Atleticon për Silvan Foto: Ilustrim

Manchester United është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Andrea Silva.

Silva është duke shkëlqyer këtë edicion duke shënuar me së shumti gola në pesë ligat evropiane pas Robert Lewandowskit.

Sipas Sky Germany, “Djajtë e Kuq” e shohin portugezin si opsion mjaftë real për ta transferuar në verë.

Mirëpo, për të fituar shërbimet e Silvas, ata duhet të fitojnë garën me gjigantin spanjoll, Atletico Madrid që gjithashtu synon transferimin e qendërsulmuesit.

Kartoni i Silvas vlen 30 milionë euro dhe Frankfurt nuk do konsiderojë asnjë ofertë në vlerë më të ulët.