Manchester United dhe Juventus konsiderojnë shkëmbimin Pogba – Ronaldo
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në klubin ku ai kishte shkëlqyer në debutimet e tij, në Manchester United. Sipas Calciomercato, Manchester United është i interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi. Transferimi i Ronaldos mund të ndodhë përmes një oferte që përfshinë edhe mesfushorin Paul Pogba. Ylli francez kërkohet nga Juventusi, ku […]
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në klubin ku ai kishte shkëlqyer në debutimet e tij, në Manchester United.
Sipas Calciomercato, Manchester United është i interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi.
Transferimi i Ronaldos mund të ndodhë përmes një oferte që përfshinë edhe mesfushorin Paul Pogba.
Ylli francez kërkohet nga Juventusi, ku i hap rrugë mundësisë së shkëmbimit me portugezin.
Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2022, por sipas spekulimeve ai mund të largohet nga Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.