Manchester United dhe Everton në “luftë” për Dembele

20.10.2019

Manchester United edhe këtë herë do të përballet me rivalët e Premier Ligës, me Everton pasi që të dyja këto klube janë duke bërë përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele. Ish sulmuesi i Celtic ka gjashtë gola të ligës këtë sezon në Ligue 1, dhe kërkohet nga Everton dhe United pasi […]

Manchester United dhe Everton në “luftë” për Dembele Foto: Ilustrim

Manchester United edhe këtë herë do të përballet me rivalët e Premier Ligës, me Everton pasi që të dyja këto klube janë duke bërë përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.

Ish sulmuesi i Celtic ka gjashtë gola të ligës këtë sezon në Ligue 1, dhe kërkohet nga Everton dhe United pasi ata kërkojnë të zgjidhin çështjet e tyre të shënimit të golave.

Nënshkrimi i Dembeles për njërën nga këto dy klubet angleze, do ishte një shenjë negative për Celtic, i cili mund të humbasë sulmuesin Odsonne Edouard në Lyon, nëse klubi francez do i jepte dritën e gjelbër Dembeles të shkonte në Premier Ligë.