Manchester City synon transferimin e Samuel Umtitit

27.07.2021

Tashmë Manchester City ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm, ku përveç stërvitjeve po planifikon edhe transferimin e shumë lojtarëve. Kohët e fundit Cityt i’u kanë larguar disa lojtarë si: Aguero, Garcia, Angelinos dhe Jack Harrison. Ndërsa sa i përket blerjen e lojtarëve nuk është që ka pasur ndonjë lëvizje. Drejtuesit e Manchester Cityt duke […]

Manchester City synon transferimin e Samuel Umtitit Foto: Ilustrim

Tashmë Manchester City ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm, ku përveç stërvitjeve po planifikon edhe transferimin e shumë lojtarëve.

Kohët e fundit Cityt i’u kanë larguar disa lojtarë si: Aguero, Garcia, Angelinos dhe Jack Harrison.

Ndërsa sa i përket blerjen e lojtarëve nuk është që ka pasur ndonjë lëvizje.

Drejtuesit e Manchester Cityt duke përfshirë edhe trajnerin, Pep Guardiola i ka kërkuar klubit një qendrëmbrojtës për të qenë një alternativë më tepër për dyshen Stones-Dias dhe në sipërfaqe ka dalë emri i francezit Samuel Umtiti.

27-vjeçari, i cili dikur ishte titullar i padiskutueshëm tek Barça, nuk është më i rëndësishëm për katalanasit dhe trajneri Koeman në sezonin e fundit e aktivizoi vetëm 6 herë në formacion në La Liga.

Francezi me origjinë nga Kameruni ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023, por klubi spanjoll do të ishte i lumtur nëse Umtiti do të largohej, sepse përfiton 12 milionë euro neto në sezon pa bonuset dhe transferimi i tij diku tjetër do të lehtësonte borderonë e “blaugranave”.

Në këtë mënyrë, Barcelona është e gatshme të ulet menjëherë në bisedime me City-n, por duhet bindur edhe vetë, lojtari, sepse, për momentin nuk ka dëshirë të shkojë diku tjetër me një pagë më të ulët, pavarësisht se është i ndërgjegjshëm që tek “azulgranat” nuk ka më vend për të.