Manchester City po përgatit një “sulm” për Erling Haaland

06.02.2021

Manchester City po përgatit një sulm për Erling Haalandin në merkaton e verës. Sipas “The Mirror”, “Qytetarët” kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë paundësh për transferimin e sulmuesit nga Dortmundi. Ai ka një klauzolë prishjeje kontrate prej 66 milionë paundësh, e cila hyn në fuqi në verën e 2022- shit. Dhe diferencën tjetër Pep Guardiola […]

Manchester City po përgatit një “sulm” për Erling Haaland Foto: Ilustrim

Manchester City po përgatit një sulm për Erling Haalandin në merkaton e verës.

Sipas “The Mirror”, “Qytetarët” kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë paundësh për transferimin e sulmuesit nga Dortmundi.

Ai ka një klauzolë prishjeje kontrate prej 66 milionë paundësh, e cila hyn në fuqi në verën e 2022- shit. Dhe diferencën tjetër Pep Guardiola pritet ta shfrytëzojë për t’i ofruar një rrogë prej 400 mijë paundësh në javë, për të bindur norvegjezin që të vijë në “Etihad” dhe zëvendësuar golashënuesin kryesor, Serxho Aguero (në skadencë kontrate).

Chelsea dhe Manchester Citz janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e talentit 20-vjeçar në Angli.

Gabriel Zhezus këmbëngul se ai mund ta zëvendësojë argjentinasin, por 4 golat e 23-vjeçarit në kampionat deri në këtë fazë të sezonit nuk e kanë bindur trajnerin Guardiola.

Haland, babai i të cilit Alf-Inge luajti 41 ndeshje për Sitin mes 2000-‘03, ka shënuar 22 gola në 21 ndeshje për gjermanët këtë sezon.