Manchester City fiton kupën EFL në finale kundër Chelseas

Finalja e EFL Kupës apo siç njihet ndryshe Carabao Cup, solli një ndeshje 120 minuta plus penaltitë. Pas 120 minutave lojë nuk kishte fitues, madje as një gol nuk u shënua Pas penaltive fitues doli Manchester City, me rezultat 3 me 4.

Manchester City fitoi kupën EFL në finale kundër Chelseas me 120 minuta lojë të zhvilluar, ku loja përfundoi tek penalltitë.

Manchester City mposhti në finale Chelsean pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 3-4.

Koha e rregulltë e ndeshjes prej 90 minutave përfundoi pa gola, e me të njejtin rezultat ndeshja përfundojë edhe pas vazhdimeve.

E në penallti më të saktë ishin futbollistët e Pep Guardiolas. Ilkay Gundogan, Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling ishin të saktë, i pasaktë u tregua vetëm Lorey Sane.

Kurse, te Chelsea te saktë u treguan Cezar Azpilicueta, Emerson dhe Eden Hazard, ndërsa gabuan Jorginho dhe David Luiz.

Për skuadrën e Manchester Cityt ky është trofeu i dytë radhazi në Carabao Cup.

RAPORTO