Manchester City eliminon Swansean, kualifikohet në çerekfinale

Skuadra e Swanseas, me gjithë orvatjet deri në fund, nuk kishte forcë që të befasojë liderin e Premier League, Manchester Cityn.

Swansea mposhtet si vendas me rezultat 3:1 dhe eliminohet nga garat e FA Cup (Kupa e Anglisë).

Për Manchester Cityn realizuan Walker (30′), Sterling (47′), Gabriel Jesus (50′) dhe për Swansean Whittaker (77′).

Trajneri Pep Guardiola, me ekipin e tij, synon ta fitojë këtë trofe të çmuar.

RAPORTO