Manchester City e sheh Haaland si pasuesin adekuat të Agueros
Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Kontrata e sulmuesit argjentinas 32-vjeçar skadon në fund të sezonit dhe atij i është thënë që nuk do të rinovohet. Ai u bashkua me Cityn në verën e vitit 2011, duke bërë një ndikim të menjëhershëm duke shënuar dy herë dhe duke bërë […]
Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Kontrata e sulmuesit argjentinas 32-vjeçar skadon në fund të sezonit dhe atij i është thënë që nuk do të rinovohet.
Ai u bashkua me Cityn në verën e vitit 2011, duke bërë një ndikim të menjëhershëm duke shënuar dy herë dhe duke bërë një asist në debutimin e tij tridhjetë minutësh në një fitore 4-0 në shtëpi ndaj Swansea City. Ishte një fillim dramatik dhe mbresëlënës që dha një tregues të asaj që do të ndodhte.
Ndërsa Manchester City është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, derisa shohin ta zëvendëjnë Sergio Agueron.
Sipas Manchester Evening, City beson se norvegjezi do jetë pasuesi i duhur për Agueron dhe janë të gatshëm të garojnë me gjigantët e tjerë evropianë.
Klubet e tjera elitare si Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu kanë shprehur interesim për Haalandin.
20-vjeçari vlerësohet te Dortmund me vlerë 150 milionë euro dhe ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 33 gola dhe dhuruar tetë asistime.