Dy klubet angleze, Manchester City dhe Manchester United të cilat janë rivale në Premier League kanë vendosur në “shënjestër” yllin e Interit.

Këto dy klube janë të interesuar për sulmuesin e klubit italian, Interit, Lautaro Martinez i cili po tregon sukses të mirë në këtë sezonë.

Argjentinasi aktualisht vlerësohet rreth 100 milion pound nga të dyja klubet e Manchesterit të cilat kanë vendosur për të garuar në tregun e transferimeve për vitin e ardhshëm.

Martinez ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në Serie A për Interin në këtë sezonë.