Man Utd, Man City dhe Liverpool në luftë për Maddison

Ylli i skuadrës Leicester është në kërkesë të lartë nga ekipet e njohura evropiane.

Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham janë të vendosur që të luftojnë për mesfushorin e Leicester City, James Maddison, raporton Daily Star.

22-vjeçari u impresionua në sezonin e tij të parë me Leicester City, pasi u bashkua me klubin nga Norwich City verën e kaluar në një lëvizje prej 22 milion euro.

Leicester nuk ndihet i detyruar të shesë, por mund të tundohet të fitojë para nëse një ofertë masive arrin për Maddison, i cili vlerësohet rreth 67 milionë euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.