Man UTD kërkon 200 milion nga Real Madridi për Pogban

17.07.2019

Tash e sa kohë klubi spanjoll, Real Madrid po insiston që ta transferojë Paul Pogban, por klubi anglez tani më ka vendosur ta ndryshojë çmimin për francezin. Edhe pse Manchester United është duke refuzuar që t’i ndajnë rrugët me Paul Pogban, por megjithatë ata kanë kërkuar një shumë mjaft të madhe. Manchester United ka njoftuar […]

Man UTD kërkon 200 milion nga Real Madridi për Pogban Foto: Ilustrim

Tash e sa kohë klubi spanjoll, Real Madrid po insiston që ta transferojë Paul Pogban, por klubi anglez tani më ka vendosur ta ndryshojë çmimin për francezin.

Edhe pse Manchester United është duke refuzuar që t’i ndajnë rrugët me Paul Pogban, por megjithatë ata kanë kërkuar një shumë mjaft të madhe.

Manchester United ka njoftuar se nëse klubi spanjoll dëshiron ta transferojë Paul Pogban, ata kërkuan nga Madridi 200 milionë euro.

Sipas Marca-s, skuadra nga Spanja, Real Madridi nuk ka kushte të mjaftueshme financiare që ta transferojë 26 vjeçarin.

Po ashtu ditëve në vijim do të bëhet edhe më vështirë transferimin e Pogbas për shkak se më 8 gusht mbyllet afati kalimtar në Premier Ligë.

Me mbylljen e afatit të transferimeve në Angli, i bije që Manchester Unitedi nuk do të mund ta gjejë zëvendësuesin e francezit, për ta mbajtur kështu atë në skuadër.