Man United e do yllin e Bundesligës, sulmuesi i “Djajve” e konfirmon

Manchester United do në skuadër Jadon Sanchon dhe kjo nuk është më sekret. Trajner Ole Gunnar Solskjaer e ka futbollistin në top listën e tij të dëshirave dhe vlerësimin për të e ka pohuar dhe Juan Mata.

Lojtari i “Djajve të kuq” i pyetur nga tifozët në një komunikim në insta live ka shprehur pëlqimin për futbollistin e ri. “Çfarë doni që të them? Të gjithë e dimë se është një lojtar i madh.

“Ai po përjeton një sezon të madh te skuadra e Borussias, por nuk është përgjegjësia ime të flas për diçka të tillë. Sigurisht që më pëlqen si lojtar, pasi është shumë i mirë”, – tha Mata.

RAPORTO