Man City nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi me Messin, ata po përdorin një taktikë ndryshe

Man City nuk ka hequr dorë nga ideja e nënshkrimit me Lionel Messi në verë që po vjen.

PSG po flet për Lionel Messin herë pas here, e City është vendosur të punojë me një ‘taktikë më pak agresive’ në përpjekjet e tyre për të transferuar Messin në Etihad.

Man City ende nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Messit në një transferim falas këtë verë, sipas ESPN.

Tani, PSG duket se po udhëheq garëm për të siguruar shërbimet e 33 vjeçarit pasi ata kanë qenë duke folur për interesimin e tyre për Messin gjatë muajve të fundit.

“PSG po bën një gabim me strategjinë që po përdorin,” tha një gazetar i ESPN. “Leo nuk e pëlqen tërë atë zhurmë në media dhe aq më pak llojin e komenteve [të cilat janë bërë]”.

Kështu, City po planifikon të miratojë një ‘taktikë më pak agresive’ në përpjekjet e tyre për të zbarkuar Messin në fund të sezonit kur edhe skadon kontrata e tij me katalanasit.

RAPORTO