Man. City ende me pushime, kampionët e Premier League shokohen në debutim

15.08.2021

Për një ekip që ishte e vështirë ta mposhtje sezonin e kaluar, kampion në fuqi dhe me një blerje faronike si Jack Grealish, nuk është një start normal. Man. City shokohet në ndeshjen e parë të Premier League teksa u mund 1-0 nga Tottenhami i Nuno Espirito Santo. Me këtë të fundit që erdhi këtë […]

Man. City ende me pushime, kampionët e Premier League shokohen në debutim Foto: Ilustrim

Për një ekip që ishte e vështirë ta mposhtje sezonin e kaluar, kampion në fuqi dhe me një blerje faronike si Jack Grealish, nuk është një start normal.

Man. City shokohet në ndeshjen e parë të Premier League teksa u mund 1-0 nga Tottenhami i Nuno Espirito Santo.

Me këtë të fundit që erdhi këtë verë ne stolin e Spursave dhe pa Harry Kane në fushë, arrijnë të imponohen 1-0 falë golit të Ming Son në minutën e 55′ në një aksion plotësisht individual.

Për Guardiolën dhe Man. Cityn gjithmonë statistikat në anën e tyre, dominim dhe qarkullim por nuk mjaftuan teksa edhe rastet i kishin për të realizuar.

Kështu, Man. City është ekipi i vetëm nga të mëdhatë që dështon nê debutim, ndryshe nga rivalët e tjerë për titull, një sinjal për Guardiolën që si duket lojtarët e tij janë ende me pushime.