Seria nisi me fitore të NaVi në “de_dust2” (13-11), ku spikati w0nderful me 26 eliminime, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Drin Shaqiri me 20.

Në hartën e dytë, “de_inferno”, Parivision reagoi fuqishëm duke barazuar serinë me një fitore 13-8, pavarësisht se ishte zgjedhja e NaVi.

Gjithçka u vendos në “de_mirage”, ku “makazze” mori kontrollin e lojës dhe udhëhoqi ekipin drejt fitores me një performancë dominante prej 23 eliminimesh, duke vulosur kualifikimin në finale.

Në finalen e madhe, NaVi do të përballet me Team Vitality në formatin BO5, në një duel që pritet të zhvillohet të dielën nga ora 12:30.