Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv të Izraelit

18.02.2021

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. Kelmendi është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit. Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj […]

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv të Izraelit Foto: Majlinda Kelmendi (GettyImages)

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit.

Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të premten në Tel Aviv do të garojnë edhe Akil Gjakova e Laura Fazliu.