Madrilenët priten të ofrojnë shifrën e “çmendur” për Erling Haaland

14.02.2021

Erling Haland i cili është një nga bomberat më të mirë në qarkullim sezonet e fundit, kërkohet me shumë insistim nga klubet e mëdha europiane, me në krye Realin e Madridit. Sipas gazetës prestigjoze iberike “AS”, presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez po përgatit sulmin për në merkato verore për sulmuesin norvegjez. Sipas asaj që […]

Madrilenët priten të ofrojnë shifrën e “çmendur” për Erling Haaland Foto: Erling Haaland, Borussia Dortmund (GettyImages)

Erling Haland i cili është një nga bomberat më të mirë në qarkullim sezonet e fundit, kërkohet me shumë insistim nga klubet e mëdha europiane, me në krye Realin e Madridit.

Sipas gazetës prestigjoze iberike “AS”, presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez po përgatit sulmin për në merkato verore për sulmuesin norvegjez.

Sipas asaj që shkruan media spanjolle skuadra merengues pritet të derdhë në arkat e klubit të Borusias së Dortmundit 150 milionë euro.

Një shifër e çmendur duke parë krizën financiare që ka kapluar çdo klub të madh në kontinentin e vjetër.

Haland në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet me klubin verdhezi në 22 ndeshje duke realizuar 22 gola, me një mesatare 1 gol për çdo ndeshje.