Çlirim Gashi
15.06.2019, 13:58

Madridi arrin marrëveshje për Pogban për 100 milionë euro

Ylli francez, Paul Pogba, do ta lë Old Trafford-in për Santiago Bernabeun, pasi që një marrëveshje thuhet se u arrit në mes të dy klubeve.

Manchester United ka pranuar një ofertë prej 100 milionë euro për Paul Pogba nga Real Madrid, edhe pse kostoja totale mund të rritet në 150 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle mund të konfirmohet që të dy klubet kanë arritur një kompromis për çmimin e Pogbas pas bisedimeve ballë për ballë midis stafit të Manchester United dhe drejtorit ekzekutiv të Real Madridit Jose Angel Sánchez.

Mediat spanjolle dhe ato angleze pretendojnë se kjo marrëveshje pothuajse është zyrtare.

LEXO PO ASHTU:  Dy katërshe të gjyqtarëve nga Kosova gjykojnë në Europa League