Lumbardh Dellova i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

08.05.2023

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 33-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit, Lumbardh Dellova. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Enes Shosholli, Avni Shala […]

Lumbardh Dellova i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në Superligë Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 33-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit, Lumbardh Dellova.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Enes Shosholli, Avni Shala dhe Bujar Guta.

Ky komision u dakordua që epiteti i yllit të javës t’i takojë mbrojtësit tonë , pasi në ndeshjen kundër Dritës ishte i pakalueshëm në mbrojtje si dhe në fund shënoi golin vendimtar, që i solli fitoren portokallezinjve (2:1) dhe i la në garë për titullin e kampionit.

Pasi mori këtë çmim mbrojtësi ynë u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa beson se skuadra jon edhe në tri ndeshjet e mbetura do të arrijë fitore dhe në fund do ta mbrojë titullin e kampionit.

” Kjo është hera e parë që shpallem ‘Ylli i Javës’ dhe është një kënaqësi e madhe sidomos për faktin që unë vij nga reparti i mbrojtjes dhe kam arritur që të jem më i miri në xhiron e 33-të në Albi Mall Superliga.

Fitorja e djeshme ndaj Dritës është shumë e rëndësishme për ne, ngase tani jemi barazuar me pikë me Dritën dhe tri ndeshjet e radhes do të jenë tri finale për ne.

Falënderoj shumë bashkelojtarët dhe stafin teknik për mbështetjen qe na japin dhe punën që e bëjmë bashkërisht.

Besoj që Ballkani do të arrijë që ta mbrojë titullin kampion dhe më pas na pret një punë e madhe në ndeshjet e Evropës për ta ripërsëritur suksesin e vitit të kaluar”, tha Lumbardh Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.