Lukaku: Jam lojtar më i mirë, një version i ri, dua të dominoj te Chelsea

17.08.2021

Blerja e dytë më e shtrenjtë në Europë për këtë vit, Romelu Lukaku ka dhënë intervistën e parë si lojtari më i ri i Chelseat. Bomberi belg ka një etje të madhe për revansh në Premier League pasi kur u largua nga Man. United shpesh ishte objekt i kritikave dhe krahasimeve me lojtarë të tjerë. […]

Lukaku: Jam lojtar më i mirë, një version i ri, dua të dominoj te Chelsea Foto: Ilustrim

Blerja e dytë më e shtrenjtë në Europë për këtë vit, Romelu Lukaku ka dhënë intervistën e parë si lojtari më i ri i Chelseat. Bomberi belg ka një etje të madhe për revansh në Premier League pasi kur u largua nga Man. United shpesh ishte objekt i kritikave dhe krahasimeve me lojtarë të tjerë.

Tani që vjen si kampion në Serinë A me Interin dhe një bomber golash, sulmuesi e pranon se ndihet një lider dhe se është një lojtar shumë më i mire se më parë.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem, i lumtur që shoh fytyra të njohura, kështu që mezi pres të filloj të punoj me ekipin. Pashë Hakim Ziyech, bëmë një bisedë dhe u shtova në grupin WhatsApp, nesër do të shoh pjesën tjetër të lojtarëve. Fitorja të Shtunën? Është një fitore e mirë, me një rezultat 3-0 dominues, duke krijuar shumë shanse. Nuk kishim probleme, ishte mirë ”.

Si ka ndryshuar Lukaku në këto vite, si ndihet tani

“Krahasuar me Lukakun 18-vjeçar thjesht ndihem më i kompletuar. Unë jam përpjekur të zotëroj të gjitha aspektet që i duhen një sulmuesi dhe thjesht dua të vazhdoj të përmirësohem në detajet e vogla dhe që janë pikat e mia të forta. Unë dua të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë dhe të jem në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të mi të skuadrës. Unë dua të sigurohem që ata të ndihen positive dhe të mbështeten tek unë në çdo situate”.

Si ndihesh tani, një Lider?

 “Unë jam një lider, sigurohem që të gjithë të ndihen të qetë. Kjo është mënyra ime për të qenë udhëheqës. Kur isha te Interi dhe kur isha kapiten i ekipit kombëtar, u sigurova që të gjithë të kishin besim dhe të dinin se çfarë të bënin. Kur është një moment i vështirë në lojë, shokët e mi të skuadrës mund të mbështeten tek unë dhe unë gjithmonë do t’i inkurajoj, kurrë nuk do t’i kundërshtas apo kritikoj. Unë përpiqem të jem pozitiv dhe të sigurohem që ta fitoj ndeshjen, sepse është gjithmonë më e mira dhe gjëja më e rëndësishme “.

SERIE A dhe PREMIER LEAGUE, si janë, si ndryshojnë?

“Italia është taktikisht dhe teknikisht një kampionat më i mirë, por këtu në Angli gjithçka është çështje intensiteti. Kjo është ajo që bën dallimin, por për mua nuk është problem sepse kam qenë këtu 8 vjet dhe e di se për çfarë bëhet fjalë,  nuk është se jam një lojtar i ri që vjen për here të parë dhe nuk e di se çfarë më pret. Unë e njoh kampionatin anglez, kam shënuar shumë gola këtu, tani le të shohim përpara. Unë jam një version i ri i atij lojtari më parë këtu në Angli. Kam evoluar dhe skuadra ku bashkohem është një ekip shumë i fortë “.

Rikthimi në Angli dhe te Chelsea…

“Unë nuk po flas për ambiciet e mia personale, por ato të klubit. Kjo është arsyeja pse jam kthyer. Chelsea dëshiron të vazhdojë të fitojë, të vazhdojë të rritet si klub dhe të dominojë vërtet në Angli dhe Evropë. Kjo është diçka që unë doja dhe ndaj jam këtu tani, kështu që më takon mua ta ndihmoj ekipin të arrijë potencialin e tyre”, përfundoi fjalët e tij bomber belg i cili krijoi jo pak polemika mes tifozëve të Interit për mënyrën e largimit.