“Luanët” e Ismet Munishit të ushqyer me punë dhe të etur për fitore!
- 21.07.2020

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia me covid-19, klubi nga Suhareka në të gjitha paraqitjet e tij ka ofruar emocione të paharrueshme për të gjithë qytetarët e Suharekës.
Që nga muaji qershor kur edhe Ballkani u kualifikua për në finale, “Qyteti i Luleve” mund të shpërthejë në festë shumë shpejt.
Janë momentet përfundimtare kur Ballkani i Suharekës është afër që ta sjell titullin e kampionit në Suharekë për ta shkruar edhe një datë të veçantë në historinë e Suharekës.
“Luanët” e Ismet Munishit të ushqyer me punë dhe të etur për fitore do të bëjnë krenarë rreth 90 mijë banorë të Suharekës, dhe jo vetëm.
Driblimet e Baftiut duke “bombarduar” portat e kundërshtarëve kohëve të fundit janë bërë ushqim për kondicionin e tij, ku çdo gol e tij i ka dhënë ngjyrë luleve të qytetit.
Daku, ah ky Daku! Një tufë luanësh që përveç fitores nuk ka synim tjetër, pa Dakun nuk funksionon. Taktizimi i tij në sulmet pranë portave të kundërshtarëve ngjallë paraftyrimet e një luani që hidhet here në një anë e here në anën tjetër për të rrëzuar gjahun e tij.
Një ekipë luanësh të trajnuar nën zërin kumbues të Munish BABËS dhe të renditur njëri krah tjetrit do të jetë ekipa e duhur, në vendin duhur dhe në kohën e duhur!
Ju duam!
Shkruan – Herolind Bytyçi