Loriana Kuka ia siguron një tjetër medalje Kosovës në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’

Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka, ka arritur që të ia sigurojë Kosovës medaljen e tretë nga Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”.

Pas medaljes së artë të fituar nga Majlinda Kelmendi, të argjendtës nga Nora Gjakova, tani Loriana Kuka është stolisur me medaljen e bronztë në garat që po mbahen në Bjellorusi.

Në garën për medaljen e bronztë, Kuka e mposhti xhudisten gjermane, Luise Malsahn, në kategorinë -78 kilogramë.

Pas kësaj gare të fituar, Loriana Kuka dhe trajneri i saj, Driton Kuka, festuan me lotë gëzimi.

Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, pas të artës së Majlinda Kelmendit, të argjendtës së Nora Gjakovës dhe të bronztës së Loriana Kukës.

URIME LORIANA, URIME DRITON KUKA, KRENARË ME JU!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.