Lojtari i FC Ballkanit për shkak të kartonit të kuq dënohet me ndalesë loje për 2 ndeshje zyrtare

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.02.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës së Kosovës për 1/8-tën e finales dhe duke iu referuar raporteve dhe deklaratave plotësuese të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore mori këto:

V E N D I M E

Hapet procedurë disiplinore për FC Llapi nga Podujeva; motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Llapi – Ballkani, zhvilluar me 09.02.2021 në stadiumin “Zahir Pajaziti“, në Podujevë (raportet zyrtare), mos respektim i masave anti Covid-19 si dhe hedhje e fishekzjarrëve në min 1, 4 dhe 34. Në min 34 ndërprehet loja për 4 min, derisa janë larguar shikuesit nga tribunat. Bazuar në nenin 32 paragrafi1, kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri nga FC Llapi. Afati datë 15.02.2021.

Lojtari i FC Drita me nr 20 ErionVucaj nr ID 011432M90; në procedurë disiplinore për fyerje të rëndë ndaj referit kryesor të ndeshjes, Prishtina – Drita, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore;  dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF Ballkani me nr 92 Damir Ljuljanoviç nr ID 023426M92 për shkak të kartonit të kuq – lojës me dorë jashtë zonës së rreptësisë (16 metërshit), në ndeshjen Llapi – Ballkani, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 12.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

RAPORTO