Lojtarët e Ballkanit dhe Llapit përfundojnë në disiplinë pas përleshjes në Suharekë

30.04.2021

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët […]

Lojtarët e Ballkanit dhe Llapit përfundojnë në disiplinë pas përleshjes në Suharekë Foto: Ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

INICIME DISIPLINORE

-ndaj lojtarit të FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88; motivi: Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj ndihmëstrajnerit të FC Llapi, Bekim Mulliqi, me nr. ID 011415M71; motivi: Në minutën e 32-të, në rrëmujën e krijuar nga lojtarët dhe bankinat e të dy ekipeve, godet me grusht lojtarin rezervë të FC Ballkani, Arbër Shala, në ndeshjen Ballkani – Llapi..

-ndaj lojtarit të FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93; motivi: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, nr. ID 001144M77; motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, fajëson gjyqtarët për epilogun e takimit, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj FC Ballkani; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nga minuta e 88 e deri në përfundim, së paku në katër (4) raste, mbledhësit e topave hedhin topin e dytë në fushë me qëllim të zhegitjes së lojës. Po ashtu gjatë ndeshjes bartësit e barelave kanë fyer dhe ofenduar ekipin mysafir, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj lojtarit të FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92; motivi: Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj FC Feronikeli; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon të njëjtin.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në e-mailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 29.04.2021