Llapi – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës

19.11.2021

Xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll do të sjell ndeshje tejet interesante. Pesë ndeshjet e xhiros së 14-të në Superligë do të zhvillohen të premtën më 19 nëntor, të shtunën më 20 nëntor dhe të dielën më 21 nëntor. Të dielën do të zhvillohet ndeshje interesante mes Llapit dhe Ballkanit, ku Llapi […]

Llapi – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës Foto: Ilustrim

Xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll do të sjell ndeshje tejet interesante.

Pesë ndeshjet e xhiros së 14-të në Superligë do të zhvillohen të premtën më 19 nëntor, të shtunën më 20 nëntor dhe të dielën më 21 nëntor.

Të dielën do të zhvillohet ndeshje interesante mes Llapit dhe Ballkanit, ku Llapi ndodhet vendin e 5-të me 18 pikë dhe klubi suharekas, Ballkani në të parin me 24 pikë.

Ndeshja Llapi – Ballkani do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 13:30 në stadiumin në Merdarë.

Superndeshja mes Llapit dhe Balkanit i është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu me ndihmësit, Lumturije Muhadri, Besnik Morina dhe Erdall Zasella, ndërsa në VAR do jetë Dardan Çaka.

Kurse, në AVAR do të jetë Granit Hyseni, operator do të jetë Albert Vokshi, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Isa Mustafa dhe delegat është caktuar Xhafer Dobra.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.