Liverpoolin nuk e ndal as Manchester City i Guardiolës

10.11.2019

Futbollistët e Liverpoolit kanë shënuar sonte fitoren e radhës në kampionatin anglez. Ata para shikuesve të vet ishin dukshëm më të mirë se pretendenti tjetër për titullin e kampionit, Manchester City, të cilin arritën ta mposhtin me rezultat 3:1. Golat për vendësit i shënuan Fabinho në minutën 6, për të dyfishuar shifrat egjiptiani Mohamed Salah […]

Liverpoolin nuk e ndal as Manchester City i Guardiolës Foto: Ilustrim

Futbollistët e Liverpoolit kanë shënuar sonte fitoren e radhës në kampionatin anglez.

Ata para shikuesve të vet ishin dukshëm më të mirë se pretendenti tjetër për titullin e kampionit, Manchester City, të cilin arritën ta mposhtin me rezultat 3:1.

Golat për vendësit i shënuan Fabinho në minutën 6, për të dyfishuar shifrat egjiptiani Mohamed Salah shtatë minuta më vonë, ndërsa epërsinë prej 3:0 e ngriti Sade Mane në minutën 51. Mysafirët golin e vetëm e shënuan përmes Bernardo Silva në minutën 78.

Liverpool në këtë mënyrë ka vazhduar serinë e 12 ndeshjeve në Premier Ligën angleze pa asnjë humbje dhe vetëm një barazim, duke kryesuar  tabelën me gjithsej 34 pikë të grumbulluara.

Ndërkaq për Cityn e Pep Guardiolës kjo ishte humbja e tretë në këtë edicion garash, pas së cilës skuadra renditet në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë, një më pak se Leicester dhe Chelsea në pozitat dy dhe tre.

Liverpool ndeshjen e fundit si vendës kundër Cityt e ka humbur në maj të vitit 2003, me rezultat 1:2, dhe që nga ajo kohë ka pasur 12 fitore dhe pesë barazime.