Liverpooli refuzon ofertën e skuadrës së La Ligas për Xherdan Shaqirin

Foto: Xherdan Shaqiri (Liverpool FC) - GettyImages

Xherdan Shaqiri është objektiv i shumë skuadrave të mëdha Evropiane, pasi nuk ka edhe shumë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp.

Së fundmi Sevilla ka shprehur interesim të madh për të, duke drejtuar dy oferta në drejtim të Liverpoolit, shkruan Indeksonline.

Por sipas BBC, skuadra që po udhëheq në Premierligë e ka refuzuar menjëherë ofertën e skuadrës nga La Liga.

Klopp dëshiron që triumfit të ligës t’i gëzohet të gjithë grupi dhe asnjë lojtar nuk do të shitet në janar.

🎬🍿 Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

Megjithatë e ardhmja e Shaqirit duket larg Liverpoolit pas përfundimit të sezonit.