Liverpooli e turpëron Manchester United, e mposht me rezultat të thellë 5-0

24.10.2021

“The Reds” i dhanë një mësim djajve të kuq në shtëpinë e këtyre të fundit duke krijuar një situatë tepër të vështirë për Solskjaer ku heroi i madh ishte pikërisht ai, Mohamed Salah që realizoi tri gola njëri më i bukur se tjetri. Sulmuesi egjiptian bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në Premier League, […]

Liverpooli e turpëron Manchester United, e mposht me rezultat të thellë 5-0 Foto: Ilustrim

“The Reds” i dhanë një mësim djajve të kuq në shtëpinë e këtyre të fundit duke krijuar një situatë tepër të vështirë për Solskjaer ku heroi i madh ishte pikërisht ai, Mohamed Salah që realizoi tri gola njëri më i bukur se tjetri.

Sulmuesi egjiptian bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në Premier League, plot 106 të tillë duke parakaluar Didier Drogba. Sa për ndeshjen nuk mund të behet asnje shpjegim pasi u luajt vetëm me një portë ku vec golave të Salah realizuan edhe Keita me Jota.

Për t’u përmendur edhe kartoni i kuq i Pogba për njê ndërhyrje horror, çka pasqyron edhe momentin e vështirë të Man. United.