Çlirim Gashi
07.05.2019, 23:08

Liverpooli bën “magji” eliminon Barcelonën dhe kalon në finale për herën e dytë radhazi

Skuadra e Liverpoolit ka arritur që ta bëj mrekullinë duke e eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve dhe tani janë kualifikuar për në finale të Ligës së Kampionëve.

Atë që pak kush e priste, ajo edhe ndodhi. Liverpooli ka arritur që ta përmbys rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë dhe të kualifikohet për në finale të Ligës së Kampionëve.

Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum kanë shënuar nga dy gola për këtë triumf të “The Reds”.

Vlen të përmendet se futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ishte startues në këtë ndeshje dhe arriti që të dhuroi asistim te gola e tretë e shënuar nga Wijnaldum.

LEXO PO ASHTU:  Talenti kosovar transferohet tek Bayern Munich

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve dhe do e pres fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale, mes Ajaxit dhe Tottenham Hotspur.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.