Liverpool vendos për Xherdan Shaqirin, synon të fitojë dyfishin

27.03.2020

Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpooli-i duket se është drejt fundit. Sipas Liverpool Echo, lojtari është nxjerrë në merkato nga klubi që e bleu për më pak se 15 milionë euro dy vite më parë dhe tani pritet  të fitojë të paktën dyfishin nga shitja e tij. Gjithmonë sipas të përditshmes angleze, drejtuesit e të […]

Liverpool vendos për Xherdan Shaqirin, synon të fitojë dyfishin Foto: Ilustrim

Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpooli-i duket se është drejt fundit.

Sipas Liverpool Echo, lojtari është nxjerrë në merkato nga klubi që e bleu për më pak se 15 milionë euro dy vite më parë dhe tani pritet  të fitojë të paktën dyfishin nga shitja e tij.

Gjithmonë sipas të përditshmes angleze, drejtuesit e të kuqve kanë vendosur  të kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e lojtarit pavarësisht se në sezonin e kaluar ka luajtur vetëm 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet.