Liverpool refuzon të gjitha ofertat për Shaqirin, ja sa para kërkon

21.01.2020

Sulmuesi i Liverpool, Xherdan Shaqiri nuk do largohet këtë sezon nga “Anfield” këtë muaj. Sipas disa raportimeve Sevilla dhe Roma janë të interesuar për huazimin e kosovarit. Por, kampioni i Evropës ka refuzuar të dy ofertat sepse dëshiron ta shesë në fund të sezonit. Raportimet e fundit thonë që “Reds” dëshirojnë ta shesin në fund […]

Liverpool refuzon të gjitha ofertat për Shaqirin, ja sa para kërkon Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Liverpool, Xherdan Shaqiri nuk do largohet këtë sezon nga “Anfield” këtë muaj.

Sipas disa raportimeve Sevilla dhe Roma janë të interesuar për huazimin e kosovarit.

Por, kampioni i Evropës ka refuzuar të dy ofertat sepse dëshiron ta shesë në fund të sezonit.

Raportimet e fundit thonë që “Reds” dëshirojnë ta shesin në fund të sezonit për 30 milionë euro, transmeton arbresh.info

Shaqiri këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol, ndërsa këtë javë pritet të rikthehet nga lëndimi.