Liverpool ofron 88 milionë euro për ta rikthyer Coutinhon

15.07.2019

Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho tani më ka shprehur interesim për daljen nga klubi spanjoll. Pasi që FC Barcelona ka shprehur interesimin për blerjen e Neymarit, pas këtij interesimi kaq të madh nga ana e Barcelonës, Coutinho e ka parë që më nuk do të ketë vend në klub. Liverpool ka përgatitur hiq më pak […]

Liverpool ofron 88 milionë euro për ta rikthyer Coutinhon Foto: Ilustrim

Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho tani më ka shprehur interesim për daljen nga klubi spanjoll.

Pasi që FC Barcelona ka shprehur interesimin për blerjen e Neymarit, pas këtij interesimi kaq të madh nga ana e Barcelonës, Coutinho e ka parë që më nuk do të ketë vend në klub.

Liverpool ka përgatitur hiq më pak se 88 milionë euro për ta rikthyer yllin brazilian, Philippe Coutinhon.

Edhe vetë Coutinho ka aprovuar se ka dëshirë që të rikthehet në Anfield dhe të merrë urdhra nga Jurgen Kloop.

Siç bëjnë të ditur mediat angleze, Liverpool i ka ofruar Barcelonës huazim dy vjeçare dhe më pas për blerjen përfundimtare për shifrën e konsiderueshme 88 milionë euro.