Liverpool konfirmon investimin 190 milion në lojtarë, rekord botëror

Sukseset e Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, ka bërë që skuadrës ti sjellë shumë para, u përfshinë në rezultatet e fundit financiare të Reds, të cilat u njoftuan të premten.

Rezultatet e fundit financiare të Liverpool konfirmojnë se ata kanë shpenzuar 190 milionë euro (246 milionë dollarë) në skuadrën e tyre, investimi më i madh në lojtarët në historinë e klubit.

Sfiduesit e titullit të Premier League njoftuan të premten se qarkullimi u rrit nga 90 milion funta në 455 milion funta , gjatë vitit deri më 31 maj 2018, ndërsa raportet kanë sugjeruar që fitimi para tatimit prej 125 milion funta është një rekord botëror.

Largimi i Philippe Coutinho në Barcelonë ngriti 137 milion funta (178 milion dollarë), ndërsa të ardhurat e klubit u rritën falë rikthimit të Reds në Ligën e Kampionëve.

RAPORTO