Liverpool fiton dhe dhuron spektakël ndaj Arsenalit

24.08.2019

Liverpool këtë edicion duket se e ka seriozisht në Premierligë. ‘Të Kuqtë’ kanë triumfuar bindshëm 3-1 në derbin ndaj Arsenal. Vendasit nuk gjetën golin deri në fund e pjesës së parë, ku pas një goditje standarde realizoi Joel Matip (41’). Shifrat u dyfishuan menjëherë në gjysmë e dytë kur Mohamed Salah (49’) realizoi nga penalltia […]

Liverpool fiton dhe dhuron spektakël ndaj Arsenalit Foto: Ilustrim

Liverpool këtë edicion duket se e ka seriozisht në Premierligë.

‘Të Kuqtë’ kanë triumfuar bindshëm 3-1 në derbin ndaj Arsenal.

Vendasit nuk gjetën golin deri në fund e pjesës së parë, ku pas një goditje standarde realizoi Joel Matip (41’).

Shifrat u dyfishuan menjëherë në gjysmë e dytë kur Mohamed Salah (49’) realizoi nga penalltia e fituar vetë.

Anësori egjiptian (59’) ishte në top formë, pasi shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personalisht, pas një super kalimi ndaj David Luiz.

Në anën tjetër, Lucas Torreira (85′) realizoi golin e nderit për mysafirët.

Pas kësaj fitoreje, tashmë ekipi i Jurgen Klopp mbetet i vetmi që ka tubuar pikë të plota pas tre ndeshjeve të para./lajmi.net/